Ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit Ceyhun Bayramov dhe ministri i Jashtëm armen Zohrab Mnatsakanian, diskutuan në takime të ndara me Pompeon në Departamentin e Shtetit të SHBA-së më 23 tetor.
Pompeo e theksoi rëndësinë e palëve që hyjnë në negociata si thelbësore nën kujdesin e Grupit të Minskut të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE), tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus.
Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Rusia janë bashkëkryesuesit e Grupit të Minskut, të ngritur në fillim të viteve 1990 për të gjetur një zgjidhje për çështjen e Nagorno-Karabakut.
Mnatsakanian hodhi poshtë idenë e çdo roli të Turqisë si ndërmjetës ose garantues i sigurisë, duke thënë se “Turqia nuk ka asnjë rol në këtë”.
Ai tha se Turqia, e cila ka mbështetur Azerbajxhanin në luftimet e fundit, “është saktësisht pjesë e problemit”. Mnatsakanian gjithashtu tha se Armenia do të mirëpresë vendosjen e paqeruajtësve në rajon.
Ministri i jashtëm i Azerbajxhanit i tha Pompeos se “pushtimi armen” i Nagorno-Karabakut duhet të marrë fund. “Ne jemi të vendosur për të gjetur një zgjidhje politike (për) konfliktin dhe të gatshëm për të rifilluar bisedimet thelbësore menjëherë,” tha Bayramov. /Rel
Loriana Kuka ia siguron një medalje Kosovës nga Taxhikistani
Erdogan betohet si president edhe për një mandat pesëvjeçar
Kurti, Indisë për aksidentin tragjik: Kosova qëndron krah ju...
Inhalim nga kosherja e bletëve- mrekullia e mjekësisë altern...
Tre ushtarë izraelitë të vrarë afër kufirit me Egjiptin
Simeone: Liga e Kampionëve është qëllimi ynë