Uashingtoni po tregon mbështetjen e tij për Ukrainën, e cila po lufton forcat e mbështetura nga Rusia, në një luftë vdekjeprurëse në rajonet e saj lindore të Donetskit dhe Luhanskit.
“Mbështetja e SHBA-së për Ukrainën është e palëkundur dhe unë synoj ta nënvizoj këtë pasi takohem me drejtuesit e qeverisë ukrainase, për të diskutuar mënyrat se si ne mund të çojmë përpara partneritetin tonë strategjik dhe të forcojmë pozicionin e Ukrainës si një shtet i lirë dhe demokratik”, shkroi në rrjetin social Twitter, sekretari Pompeo.
Vizita e Pompeos vjen në kohën kur Senati i Shteteve të Bashkuara po gjykon presidentin Donald Trump, i cili është akuzuar nga demokratët për abuzim të pushtetit, duke i bërë presion Ukrainës për të hetuar një rival të tij politik.
Ukraina mbështetet shumë në ndihmën ushtarake dhe politike të SHBA-së.
Më shumë se 13.000 njerëz janë vrarë në konflikt që nga prilli i vitit 2014.
Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë të Ukrainës. në mars të vitit 2014, një veprim që nxiti reagim të ashpër nga bashkësia ndërkombëtare.
“Krimea është pjesë e Ukrainës dhe ne kurrë nuk do ta njohim përpjekjen e Rusisë për ta aneksuar atë”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.
Pompeo, i cili filloi turneun e tij rajonal në Londër, do të udhëtojë gjithashtu në Bjellorusi, Kazakistan dhe Uzbekistan.
Arrestohet personi që goditi për vdekje 74 vjeçarin në Skend...
69 aksidente trafiku dhe mbi 2,400 gjoba brenda 24 orëve
Inter ul çmimin e kërkuar për Bastonin, alarmohen dy gjigant...
Konfirmohet viktima e tretë nga Kosova në aksidentin tragjik...
Të shtëna me armë në një bazë ajrore në New Mexico, një vikt...
Vrasja e shqiptares Ilaria Sula në Itali, ish-i dashuri rrëf...