Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, bëri thirrje për përparim të vërtetë në marrëdhëniet dypalëshe mes Bjellorusisë dhe Shteteve të Bashkuara pas takimit që e pati me presidentin bjellorus, Aleksander Lukashenka.
“Kemi besim që së bashku mund të arrijmë përparim të vërtetë në çdo dimension”, tha Pomepo gjatë një konference të përbashkët për gazetarë me Lukashenka-n.
Në anën tjetër, presidenti i Bjellorusisë i tha kryediplomatit amerikan: “Është shumë mirë që rrezikuat të vinit në Minsk pas disa keqkuptimeve mes Bjellorusisë dhe Shteteve të Bashkuara.”
Vizita historike e Pompeo-s është e para e një sekretari amerikan të shtetit në Bjellorusi që nga viti 1994, kur Warren Christopher e kishte vizituar këtë shtet bashkë me presidentin e atëhershëm, Bill Clinton.
Lukashenka shtoi se shpreson që të hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet e Bjellorusisë me Shtetet e Bashkuara, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.
Vizita e zyrtarit të lartë amerikan erdhi në kohën kur Bjellorusia po mundohet t’i përmirësojë raportet me Shtetet e Bashkuara dhe ta zvogëlojë varësinë nga gazi rus.
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdek...
Policia e konfirmon: Dy gra nga Shqipëria vdiqën në aksident...
Sulmuan dy zyrtarë policorë, arrestohen të dyshuarit në Zheg...
Një burrë gjendet i vdekur në banesën e tij në Prizren, poli...
Një grua u gjet e shtrirë në tokë pa shenja jete në Prishtin...
Hyrja në Vushtrri në drejtimin për Prishtinë, e bllokuar der...