
US Secretary of State Mike Pompeo speaks to reporters in flight after a previously unannounced trip to Baghdad on May 8, 2019. - Pompeo is scheduled to meet with the Iraqi prime minister and president. US Secretary of State Mike Pompeo landed in Baghdad late on May 7 on an unannounced visit, an Iraqi government source told AFP, after he cancelled a trip to Germany amid escalating US-Iran tensions. (Photo by MANDEL NGAN / POOL / AFP)MANDEL NGAN/AFP/Getty Images
Sekretari amerikan i Shetit, Mike Pompeo, arriti në vizitë të paparalajmëruar në Kabul, për t’i dhënë shtytje një marrëveshjeje për paqe, që SHBA-ja ka nënshkruar muajin e kaluar me talibanët, shkruan REL.
Pompeo do të zhvillojë bisedime me presidentin e Afganistanit, Ashraf Ghani, dhe me ish-shefin ekzekutiv të këtij vendi, Abdullah Abdullah.
Që nga nënshkrimi i marrëveshjes më 29 shkurt, procesi i paqes ka ngecur, për shkak të trazirave politike dhe mosmarrëveshjeve se kush duhet të jetë president i Afganistanit.
Këtë muaj, edhe Ghani, edhe Abdullah e kanë shpallur veten president, pas zgjedhjeve të kontestuara të shtatorit.
Pompeo pritet të ndihmojë në zgjidhjen e krizës, e cila ka bllokuar nisjen e negociatave për paqe midis Qeverisë afgane dhe talibanëve.
Lufta në këtë vend ka nisur qysh në vitin 2001 dhe marrëveshja midis SHBA-së dhe talibanëve është parë si hapi i parë drejt paqes.
Venezuela liron shtetas të huaj nga burgu, përfshirë edhe sh...
Pejë: KFOR-i i dekoron me medalje ushtarët që treguan profes...
Rreth 40,000 njerëz largohen çdo vit nga qyteti i Cyrihut
AUV bllokon produktin ushqimor për fëmijë, kishte një substa...
MASHTI tërheq 16 licenca të mësimdhënësve
Qeveria në detyrë mirëpret largimin e masave, kërkon hapa t...