Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, mes datave 11-15 shkurt do të vizitojë Hungarinë, Sllovakinë, Poloninë, Belgjikën dhe Islandën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëvendës zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Robert Palladino, bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me vizitën e kreut të diplomacisë amerikane në Evropë.
Sipas deklaratës, Pompeo më 11 shkurt do të vizitojë kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, ku do të takohet me zyrtarë të lartë përfshirë edhe kryeministrin e vendit.
Ai më pas më 12 shkurt do të kalojë në kryeqytetin e Sllovakisë, Bratislavë, ku do të takohet me zyrtarë të lartë përfshirë edhe presidentin.
Të njëjtën ditë Pompeo do të kalojë në Varshavë dhe do të takohet me homologun polonez.
Më pas sekretari amerikan i Shtetit do të shkojë në Bruksel, ku do të takohet me Përfaqësuesen e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikat e Sigurisë, Federica Mogherini, për të biseduar tema të ndryshme përfshirë Venezuelën.
Vizita e fundit gjatë turneut është kryeqyteti i Islandës, Reykjavik, me të cilën më 15 shkurt do ta përfundoj vizitën në vendet evropian dhe do të kthehet në SHBA.
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Edon Zhegrova pas fitores ndaj Pisas: Forca jonë është grupi...
Polonia ndërton fortifikime me topa e mitralozë për të mbroj...
Radoniqi voton i pari në Pejë
Zgjedhjet e parakohshme, nisin votimet në Kosovën
Sa ishte numri i personave që votuan në 25 përfaqësi diploma...