Ministria e Mbrojtjes e Polonisë ka thënë se helikopterët luftarakë të Bjellorusisë që kryen ushtrime ushtarake afër kufirit, e kanë shkelur hapësirën ajrore të Polonisë më 1 gusht.
Ministria tha në një komunikatë se i ngarkuari me punë i Bjellorusisë do të thirret në Ministrinë e Jashtme të Polonisë për t’i shpjeguar rrethanat e incidentit.
Në komunikatë thuhej se helikopterët bjellorusë kaluan në hapësirën ajrore polake në një lartësi shumë të ulët, duke e bërë të vështirë detektimin e tyre.
Ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Mariusz Blaszczak, e mblodhi në një takim Komitetin e Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes, për të biseduar për këtë çështje, ku edhe urdhëroi rritjen e numrit të ushtarëve në kufi, përfshirë edhe helikopterët luftarakë.
Polonia tha se NATO-ja është njoftuar për këtë incident.
Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë tha se akuzat për shkelje të hapësirës ajrore nga dy helikopterë të ushtrisë bjelloruse “janë të fabrikuara”.
Kjo Ministri tha në Telegram se ato u shpikën nga lidershipi politiko-ushtarak i Polonisë “për ta arsyetuar shtimin e forcave dhe resurseve afër kufirit me Bjellorusinë”.
Polonia, Lituania dhe vendet e tjera në pjesën lindore të NATO-s, kanë shprehur shqetësimin e tyre për një kërcënim të mundshëm nga Bjellorusia, e cila tani strehon mijëra trupa të grupit mercenar, Wagner.
Mijëra mercenarë të Wagner-it kanë mbërritur në Bjellorusi që nga rebelimi jetëshkurtër i këtij grupi në qershor.
Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, tha më 29 korrik se një grup prej “100 mercenarëve të Wagner-it” në Bjellorusi janë zhvendosur më afër kufirit polak, duke e quajtur këtë “hap tjetër drejt sulmit hibrid në territorit polak”./rel/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen