Polonia mund të regjistrojë këtë javë deri në 20 mijë raste në ditë si pasojë e coronavirusit, bazuar në njoftimin e ministrisë polake të shëndetësisë.
Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, për më tepër një zëdhënës i ministrisë tha se polakët duhet të presin masa kufizuese gjatë pushimeve të Pashkëve.
Numri i rasteve të infektimit me coronavirus është duke u rritur sërish në gjithë Evropë, duke i dhënë fund trendit gjashtëjavor të rënies, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).Rritja e numrit të rasteve është nxitur nga përhapja e varianteve të reja dhe “hapja e shoqërive në mënyrë jo të duhur dhe të pakontrolluar”, ka thënë Hans Kluge, drejtor për Evropën në OBSH.
I ashtuquajturi variant britanik i coronavirusit, i identifikuar fillimisht në Britani të Madhe, është përhapur tanimë në 27 vendet evropiane të monitoruara nga OBSH-ja. /Telegrafi/
Ndalohen dy persona për mashtrim me një pronë në Veternik
Vizita zyrtare në Prishtinë, Spiropali konfirmon mbështetjen...
Ankesa e Benficas, UEFA merr vendimin për Prestiannin
OVL-UÇK takohet me Spiropalin, kërkohet mobilizim mbarëkombë...
Përleshja mes dy kirurgëve të QKUK-së, reagon njëri prej tyr...
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshn...