Një samit triditor i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që marrin pjesë në Procesin e Berlinit do të fillojë sot në qytetin polak të Poznanit.
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të vendeve partnere do të takohen të premten për të diskutuar çështjet më të rëndësishme të rajonit.
Mbi 10 kryeministra kanë konfirmuar praninë e tyre. Lista përfshin kancelaren gjermane, Angela Merkel, kryeministren britanike, PM Theresa May dhe të gjithë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë samit priten të marrin pjesë më shumë se 1 500 persona, përfshirë mbi 1 000 të ftuar.
Procesi i Berlinit është një iniciativë gjermane për nxitjen e zgjerimit të Bashkimit Europian drejt Ballkanit Perëndimor, ku bëjnë pjesë Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Kjo nismë përfshin tetë vende të BE-së, Gjermaninë, Francën, Italinë, Austrinë, Slloveninë, Kroacinë dhe Britaninë e Madhe. Polonia iu bashkua këtij grupimi vitin e kaluar./atsh/
Rikthehet Liga Unike, Ylli përballet me Apollonian
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Krye...
Administrata Trump paralajmëron veprime të reja ushtarake nd...
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...
Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet
Policia arreston të dyshuarin për gjuajtje me armë në Poduje...