Polonia ka dërguar tashmë disa avionë luftarakë MiG-29 në Ukrainë, tha të hënën këshilltari i presidentit polak për punët e jashtme, Marcin Przydacz, gjatë një interviste me radion polake RMF FM.
“Ne kemi një duzinë MiG që i kemi marrë në vitet ’90 të dorëzuara nga Republika Demokratike Gjermane dhe janë funksionale dhe luajnë një rol në mbrojtjen e hapësirës sonë ajrore.
“Ne do t’i zëvendësojmë ato me dërgesa “FA-50 të Koresë së Jugut dhe F-35 amerikanë,” tha Duda.
Ukraina ka kërkuar prej kohësh dërgimin e avionëve luftarakë nga aleatët e saj. Deri më tani, vetëm Polonia dhe Sllovakia, të cilat kanë premtuar të dorëzojnë 13 avionë luftarakë MiG-29 , i janë përgjigjur kësaj thirrjeje.
Varshava ka marrë drejtimin midis aleatëve të NATO-s në furnizimin e Kievit me armë të rënda dhe Polonia ka qenë një nga vendet europiane më të zëshme kundër Rusisë edhe para pushtimit të Ukrainës./abcnews
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...