Polonia një nga aleatët më të vendosura të Ukrainës, ka njoftuar se nuk do të furnizojë me armë, pas një mosmarrëveshje diplomatike rreth grurit.
Kryeministri i Polonisë Mateusz Morawiecki, tha se në vend të kësaj do të fokusohej në armatosjen me armë më moderne.
Të martën, Polonia e ka thirrur ambasadorin e Ukrainës, lidhur me deklaratat e bëra nga presidenti Volodymyr Zelensky në OKB.
Ai tha se disa vende kishin shtirur solidaritet me Ukrainën, të cilën Varshava e denoncoi si “të pajustifikuar në lidhje me Poloninë, e cila e ka mbështetur Ukrainën që në ditët e para të luftës”.
Shefi i qeverisë polake, njoftoi vendimin për të mos furnizuar më Ukrainën me armë në një fjalim televiziv të mërkurën, pas një dite me tensione të përshkallëzuara me shpejtësi midis dy vendeve për importet e grurit.
“Ne nuk po transferojmë më armë në Ukrainë, sepse tani po armatosim Poloninë me armë më moderne,” tha Morawiecki.
Mosmarrëveshja e grurit filloi pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, e cila mbylli korsitë kryesore të transportit të Detit të Zi dhe e detyroi Ukrainën të gjente rrugë alternative tokësore.
Polonia i ka ofruar shumë mbështetje Ukrainës kundër Rusisë, duke i kërkuar Gjermanisë që t’i sigurojë vendit tanke luftarake Leopard 2, dhe duke premtuar avionë luftarakë në vend dhe duke mirëpritur më shumë se 1.5 milion refugjatë nga Ukraina.
BE-ja zgjat mandatin e përfaqësuesit për dialogun Kosovë-Se...
Nga ankthi e depresioni deri tek rikthimi i madh, Araujo rrë...
Arrest shtëpiak për 15 të dyshuar për manipulim votash në Dr...
Kryeministri kroat uron Kurtin: Kroacia mbetet përkrahëse e ...
Diplomati francez mohon akuzat lidhur me Epsteinin
LDK-ja emëron Jehona Lushaku-Sadriun shefe të Grupit Parlame...