Qindra studentë kanë protestuar në Varshavë dhe në qytetet tjera polake kundër qeverisë populiste dhe nacionaliste në vend.
Preteks për protesta ka qenë edhe ndryshimi në sistemin arsimor, transmeton arbresh.info.
Qeveria thotë se sistemi aktual nuk është duke punuar mirë dhe se fëmijët mund të ndihen më mirë nëse kanë mësues të moshës më të re, por kritikët besojnë se një ndryshim i tillë është duke u bërë për shkak të futjes së një program nacionalist me më shumë fokus në histori dhe më me pak fokus në shkencë.
Studentët kanë protestuar edhe kundër rritjes së ksenofobisë dhe racizmit në vend.
Megjithatë, pavarësisht protestave të shumta, partia në pushtet mbetet relativisht popullore./Arbresh.info
Zvicra paralajmëron për toksinë cereulide në produktet për f...
Bedri Hamza reagon për lirimin e Smakajt, Shalës dhe Fazliut...
E konfirmon Specialja, lirohen me kusht Smakaj e Fazliu
Llapi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës
Edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen nga Gjykata Spe...
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja