Një ligjvënës amerikan nga Arizona është mburrur para një oficeri policie që ndonjëherë e nget makinën dyfishin e shpejtësisë së lejuar, pasi u ndalua pikërisht për shpejtësi.
Policia ndaloi përfaqësuesin Paul Mosley se po shkonte me 156 km/h në një zonë ku shpejtësia e lejuar ishte 80 kilometra në orë, transmeton portali arbresh.info.
Mosley tha se do të shkonte deri në 200 km/h rrugës për shtëpi dhe i tha policit që kishte imunitet legjislativ.
Pas kësaj politikani ka kërkuar falje në faqen e tij në Facebook.
Në videon e parë të raportuar nga KLPZ, zoti Mosely i thotë oficerit që e ndaloi atë që ai “as nuk e vuri re” shpejtësinë e tij për shkak të makinës së tij “të bukur”.
“Po përpiqem ta befasoj gruan time”, tha ai, duke shtuar se ai vetëm përshpejton “për aq kohë sa është i sigurt”.
Mosley gjithashtu i thotë oficerit të qarkut La Paz se ai nuk e thyen ligjin sepse ai mund, por “sepse po përpiqem të kthehem në shtëpi”.
Raporti me shkrim i deputetit gjithashtu deklaroi se ligjvënësi republikan tha se nuk duhet të humbin kohë për incidentin pasi ai ka imunitet legjislativ./Arbresh.info/
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...