Një anëtar i Alternativës së ekstremit të djathtë për Gjermaninë, i njohur për retorikën e tij anti-islame, ka befasuar tifozët e tij duke u konvertuar në Islam.
Arthur Wagner u ul në komitetin ekzekutiv të partisë në shtetin e Brandenburgut, por ka dhënë dorëheqje, duke thënë se arsyet nuk kanë të bëjnë me besimin fetar, transmeton portali arbresh.info
48-vjeçari, i cili është ende një anëtar i partisë, i tha një gazete se ajo ishte një “çështje private”.
Në faqen e internetit të partisë, AfD shpall se “Islami nuk i përket Gjermanisë”.
Mbështetësit e AfD-së kanë mbajtur rregullisht mitingje anti-islame dhe në zgjedhjet federale të vitit të kaluar partia ka përdorur postera që përshkruajnë gra të veshura me niqab, me qëllim që të dërgonin mesazhin e tyre.
Wagner, i cili është me prejardhje ruse, më parë i përkiste partisë së Bashkimit Kristian Demokratik (CDU) të kancelares gjermane Angela Merkel.
AfD fitoi vendet e para parlamentare në zgjedhjet e fundit, duke u bërë pala e tretë me përqindjen më të madhe të votave./arbresh.info/
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e radhës në stadium...
Ngjarje e rëndë në Vushtrri: Vdes fëmija pasi goditet akside...
24 orët e fundit, mbi 2 mijë gjoba trafiku dhe asnjë viktimë...