Policia turke është duke i dhënë fund kërkimeve për trupin e Jamal Khashoggit, por hetimi kriminal në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit do të vazhdojnë, burime të ndryshme thonë për Al Jazeera.
Sipas kësaj medie, janë gjetur gjurmë të acidit në rezidencën e konsullatës saudite në Stamboll, ku besohet të jetë tretur trupi me ndihmën e kimikateve, transmeton portali arbresh.info.
Rezidenca është në një distancë të afërt nga konsullata, ku Khashoggi, një kolumnist i Washington Post dhe kritik i qeverisë saudite e princit të kurorës Mohammed bin Salman, është vrarë me 2 tetor nga një ekip zyrtarësh dhe oficerësh sauditë.
Arabia Saudite u përpoq të mbulonte vrasjen duke insistuar fillimisht se Khashoggi ishte larguar nga konsullata.
Më pas, ai ndryshoi tregimin e tij, duke thënë se gazetari vdiq në vendin e ngjarjes. Më vonë, Arabia Saudite pranoi se Khashoggi u vra në një vrasje të paramenduar, por që për vrasjen ishte një “operacion rebel” i paplanifikuar.
Zyrtarët turq dhe sauditë kanë kryer inspektime të përbashkëta të konsullatës dhe rezidencës së konsullit, por presidenti turk, Tayyip Erdogan tha se disa zyrtarë sauditë ende po përpiqeshin të mbulonin krimin.
Erdogan, i cili vazhdimisht ka kërkuar më shumë informacion nga Arabia Saudite, ka kërkuar gjithashtu nga zyrtarët sauditë të thonë se kush në Riad dërgoi ekipin prej 15 vetash që dyshohet për vrasjen./Arbresh.info/
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...