Policia në Uashington është përleshur me protestuesit pro-palestinezë gjatë një demonstrate jashtë selisë së Komitetit Kombëtar Demokratik (DNC).
Sipas mediave të huaja, anëtarët e Kongresit u evakuuan nga ndërtesa pasi shpërtheu protesta, ndërsa policia përdori sprej piper ndaj disa prej protestuesve.
Policia e Kapitolit të SHBA tha se rreth 150 njerëz po “protestonin në mënyrë të paligjshme dhe të dhunshme” pranë ndërtesës së selisë së DNC në zonën e Capitol Hill.
“Një person është arrestuar për sulm ndaj një oficeri”, tha Policia e Kapitolit në rrjetet sociale.
Organizatorët e demonstratës – ku përfshiheshin anëtarë të If Not Now dhe Jewish Voice For Peace – hodhën poshtë pretendimet për dhunë nga protestuesit dhe akuzuan policinë për përdorim të dhunës ndaj tyre.
“Është e turpshme mënyra se si protestuesit jo të dhunshëm dhe anëtarët e komunitetit tonë u përballën me dhunë,” tha një nga organizatorët./euronews
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër