Policia izraelite shoqëroi të dielën më shumë se 120 vizitorë hebrenj në një vend të shenjtë në Jeruzalem, ku veprimet e policisë javët e fundit ndezën protesta dhe dhunë që shkaktuan luftën në Gaza.
Sipas autoritetit islamik që mbikëqyr vendin, policia largoi të rinjtë palestinezë nga kompleksi i Xhamisë Al-Aqsa dhe ndaloi hyrjen për myslimanët nën moshën 45 vjeç. Myslimanëve që hynë u kërkohej të linin dokumentat e tyre të identifikimit me policinë në hyrje. Gjashtë palestinezë u arrestuan, ndërsa katër më vonë u lanë të lirë.
Policia izraelite mohoi të kishte ndonjë kufizim moshe dhe tha se arrestoi pesë të dyshuar që “shkelën rendin publik”. Zëdhënësi i policisë izraelite Micky Rosenfeld tha se vendi ishte i hapur për “vizita të rregullta” dhe se policia kishte siguruar zonën për të parandaluar “incidentet”.
Policia izraelite u përplas për pak kohë me protestuesit palestinezë pas lutjeve të së premtes në një provë të hershme të armëpushimit, i cili kishte hyrë në fuqi disa orë më parë.
Autoriteti islamik Waqf tha të dielën se ishte hera e parë që hebrenjtë lejoheshin të vizitonin vendin që nga 4 maji, një javë para se të fillonte lufta.
Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë për myslimanët. Ajo shtrihet në majë të një kodre në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit që respektohet nga hebrenjtë si vendi i tyre më i shenjtë sepse aty ishte vendndodhja e tempujve biblik. Vendi ka qënë shpesh skenë e dhunës izraelito-palestineze dhe ishte epiqendra e intifadës, apo kryengritjes palestineze të vitit 2000./voa/
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata