Policia gjermane ka dhënë detaje tjera rreth rastit të mbrëmshëm ku një person i moshës 36-vjeçare ka lënë të plagosur 9 persona.
Dorasi i cili kishte përdorur një sëpatë për ta kryer sulmin, aktin e bëri në një stacion qendror të trenave në Dusseldorf të Gjermanisë, shkruan Express.Po ashtu, mediat gjermane duke iu referuar burimeve të saj brenda policisë njoftojnë se i arrestuari mund të jetë nga Kosova.
Bëhet e ditur se sulmuesi gjendej në klinikën psikiatrike pasi i njëjti dyshohej për mendime vetëvrasëse.Ai kishte të thyera disa pjesë të trupit dhe aktualisht është duke u trajtuar në spital.
Këto lëndime sulmuesi i mori pasi i njëjti kërceu nga ura, gjatë përpjekjes për të ikur. Siç shkruajnë mediat gjermane, nuk përjashtohet mundësia që sulmuesi të ketë një të kaluar që lidhet me terrorizmin.
Vdes koreografi i njohur kosovar
Vidhet vetura me targa të huaja në Skënderaj
Trump tjetër paralajmërim për Iranin: “Gjëra të këqija” do t...
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...