Policia izraelite mëngjesin e sotëm ka rihapur të gjitha hyrjet e kompleksit të xhamisë Al-Aksa, të cilat i mbylli dje, raporton Anadolu Agency (AA).
Të gjitha hyrjet e Al-Aksas u mbyllën të premten pasi një i ri palestinez më herët gjatë ditës së djeshme në hyrje të kompleksit, siç pretendohet, ka tentuar të kryej sulm me thikë ndaj policisë izraelite.
Dëshmitarët okularë pohojnë se të gjitha hyrjet në Al-Aksa janë hapur përsëri në orët e mëngjesit.
Forcat izraelite nga viti 2003 shoqërojnë kolonët hebrej në kompleksin e Al-Aksas, kurse për muslimanët shpesh vendosin kufizime të moshës për hyrje. Për pretendimet se aty ndodhen mbetjet e tempullit të Solomonit, autoritetet izraelite kryejnë gërmime të fshehta nën kompleksin dhe me këtë rrezikojnë objektet historike.
Kompleksi i Al-Aksas shtrihet në 15 për qind të hapësirës të bërthamës së vjetër të Kudsit, e cila është nën pushtimin izraelit, ndërsa paraqet pikën lidhëse të tre feve më të mëdha të botës. Kubbetu-l Sahra dhe Mesxhidu-l Kiblej janë objektet kryesore brenda mureve të kompleksit të Al-Aksas, ku ndodhet edhe muzeu, medreseja dhe objekte të ndryshme.
Pas Meshidu-l Haremit në Mekë dhe Xhamisë së Profetit në Medinë, Al-Aksa është vendi i tretë për nga rëndësia për myslimanët.
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë