Kur policia në Karolinën e Veriut iu përgjigj raportimeve për vjedhje në një supermarket, ata gjetën një nënë duke u përpjekur të ushqente familjen e saj.
Gruaja e dyshuar për vjedhje në supermarketin Food Lion në Hillsborough, Karolina e Veriut, kishte qenë pa ushqim për tre ditë, transmeton portali arbresh.info
Në një post në Facebook, Departamenti i Policisë Hillsborough deklaroi se kreu i lartë Keith Bradshaw dhe oficeri i klasit të parë Candace Spragins e gjetën autoren në vendbanimin e saj, ku ajo e ktheu ushqimin me vlerë prej 36 dollarë që vodhi për të dhe fëmijën e saj.
“Ky nuk ishte një krim për shkak të lakmisë, por që shihej si e nevojshme nga një nënë që përpiqej të ushqente një fëmijë”.
Duke folur për BBC, togeri Andy Simmonds, i cili postoi historinë e oficerit në Facebook, tha: “Tetari Bradshaw shikoi brenda frigoriferit dhe pa se ishte i zbrazët”.
Zyrtarët vendosën të ndërmarrin veprime për të lehtësuar rrethanat e gruas.
Ata blenë ushqim për gruan dhe familjen e saj./arbresh.info/

Mbi 100 milionë njerëz në SHBA nën paralajmërime për stuhi t...
Rikthehen Mbappe e Bellingham, Real Madridi publikon listën ...
MBPZHR organizon punëtori për politikat mbështetëse në bujqë...
Punëtorët teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë nisin ...
Gjysma e shkollave në Prishtinë kanë probleme me sigurinë, R...
SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion për shoqërim anij...