Policia greke hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë rreth 300 migrantë që u rebeluan sot dhunshëm në ishullin Samos të Egjeut.
Sipas saj migrantët, kryesisht nga vendet afrikane, shkatërruan tualete, bllokuan një rrugë dhe sulmuan policinë me gurë duke kërkuar të largoheshin nga ishulli.

Autoritetet lokale mbyllën dy kopshte dhe një shkollë aty pranë për shkak të gazit lotsjellës dhe mundësisë së përhapjes së dhunës.
Në kampin ”Vathy” në ishullin Samos, që u ndërtua për të mbajtur 648 persona, aktualisht ndodhen 7 500 migrantë në pritje të kërkesave për azil.
Në përgjithësi, në pesë pika, ndodhen më shumë se 40 000 migrantë. Në prill, mbipopullimi ishte kritik me një popullsi të kombinuar prej 14 000 migrantësh./expres/
Reuters raporton për arrestimet masive për vjedhjen e votave...
4 rregulla të mobilimit të shtëpisë që dizajnerët nuk i anas...
Limuzina e së ardhmes me frymëzim nga vitet 30
Inteligjenca Artificiale tani vjen në Paint dhe Notepad
Pozicioni i gabuar i dorës gjatë matjes së tensionit jep rez...
Shtëpia e Bardhë publikon fotografinë nga ceremonia e Bordit...