Dy vëllezër nga Komuna e Deçanit, banorë të Gjermanisë kanë vdekur mëngjesin e ditës së sotme pasi janë goditur nga treni, njoftojnë mediat gjermane, raporton Gazeta Express.
Sipas njoftimit të mediave gjermane, njëri nga vëllezërit është 13-vjeçar ndërsa tjetri 17-vjeçar. Familjarët e tyre e kanë konfirmuar se dy viktimat janë nga Komuna e Deçanit.
Policia e Gjermanisë në një prononcim për mediat gjermane ka treguar se si ka ndodhur ngjarja.
“Ngjarja ka ndodhur në orën 7:30 të mëngjesit. Fëmijët kanë kaluar shiritin i cili ishte i vendosur në mënyrë që të kapin një tren, por një tjetër i cili ishte në anën e kundërt ka ardh dhe i ka shkel. Me rastin tani po merren Policia”, tha oficeri i Policisë që është në vendin e ngjarjes.
Drejtuesi i trenit donte të fillonte një frenim emergjence, por ishte tepër vonë, tha zëdhënësi i policisë. Dëshmitarë të shumtë okularë, përfshirë disa studentë të shkollës së mesme, vëzhguan aksidentin fatal.
Ndaj këtij rasti tragjik ka reaguar edhe ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, e cila përmes një postimi në Facebook tha se janë në kontakt me autoritetet gjermane dhe po presin sqarimin e kësaj tragjedie.
“Me rastin e vdekjes tragjike të personave B.A dhe H.A (13 dhe 17 vjeçar) në Gjermani, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për prindërit e familjarët, si dhe qytetarët e Deçanit dhe Kosovës. Ambasada e Kosovës në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Bavari janë në kontakt me autoritetet gjermane për t’u sqaruar kjo tragjedi e rëndë. Jeta jashtë vendlindjes në këto rrethana din të jetë shumë e rëndë, dhe jemi duke bërë çdo gjë që familjes t’u gjindemi pranë në këto çaste të vështira”, ka shkruar Haradinaj.
Policia jep detaje për aksionin që çoi në arrestimin e shtat...
Disa persona marrin tretman mjekësor në Gjilan – shkak tymi ...
Tragjike në Greqi/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën, ra nga ba...
Një person shoqërohet në polici për transport ilegal të druv...
Kapen mbi 10 mijë euro të padeklaruara në një automjet në Ja...
Tritol në një automjet në Tiranë, nisin hetimet