Policia gjermane ka zhvilluar një aksion bastisjesh në Berlin me qëllim të luftimit të krimit të organizuar. Operacioni vjen si pasojë e një sërë përleshjesh midis individëve me origjinë arabe dhe çeçene në fund të vitit të kaluar.
Policia e Berlinit njoftoi se në bastisje kanë marrë pjesë “disa qindra” pjesëtarë të shërbimeve emergjente dhe forcave speciale.
“Pasojë e këtij operacioni janë hetime nga ana e prokurorit të Përgjithshëm të Berlinit mbi trafikun e armëve dhe drogës si dhe të një mosmarrëveshjeje mes njerëzve me origjinë arabe dhe çeçene që ka ndodhur në muajin nëntor 2020”, tha policia, transmeton REL.
Revista gjermane Spiegel raportoi se gjatë bastisjeve janë arrestuar dy persona. Operacioni kishte në shënjestës një pjesëtar të klanit kriminal Remmo.
Ky klan i krimit të organizuar përbëhet nga qindra anëtarë, kryesisht me prejardhje të emigrantëve arabë. Remmo u bë pjesë e kryetitujve të mediave kur në nëntor tre pjesëtarë të saj u arrestuan në lidhje me vjedhjen e famshme të bizhuterive me vlerë më shumë se 1 miliardë dollarë në muzeun e famshëm Green Vault të Dresdenit në Gjermani./arbresh.info/
Ngatërroi emrin e Toneyt? Jonida Vokshi sqaron situatën që m...
E diela me mot kryesisht të kthjellët në të gjithë Shqipërin...
Toney rikthehet pas eliminimit, mbyllet në shtëpinë kapsulë
ShBA-ja sekuestron anijen e dytë me cisternë nafte në brigje...
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 18-të: Luhet në Ma...
Itali, qindra arrestime pas kontrolleve kundër drogës