Autoritetet meksikane kanë gjetur trupat e pajetë të 11 personave në një rezidencë në qytetin Ciudad Juarez, në kufi me SHBA-të.
Media ndërkombëtare raporton se 11 personat ishin lidhur, torturuar dhe më pas ishin qëlluar për vdekje. Kryebashkiaku i Juarezit, Armando Cabada, tha për median lokale se viktimat ishin 3 gra dhe 8 burra.
Sipas tij, banorët e zonës u kishin thënë autoriteteve se shtëpia ishte e pabanuar, por përdorej rregullisht për festa.
E përditshmja lokale “El Diario de Chihuahua” publikoi fotot nga skena e tmerrshme me trupat që shtriheshin me fytyrë përdhe në dysheme. Të gjithë me këmbë dhe duar të lidhura nga pas.
Qyteti ka përjetuar një valë të madhe dhune këtë vit, gjë për të cilën autoritetet mbajnë përgjegjëse grupet kriminale La Linea dhe Los Aztecas, që kanë lidhje me kartelet e drogës. Kur ka kaluar pak më shumë se gjysma e vitit, në qytet janë shënuar 700 vrasje. Juarez është një qytet shumë afër Teksasit të SHBA-ve.


Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026