Hetuesit policorë në Montreal janë duke intervistuar një burrë 47-vjeçar që ata besojnë se është i lidhur me kërcënimet me bomba që kishin për qëllim studentët myslimanë në Universitetin Konkordia.
I dyshuari u arrestua sot, pasi që oficerët e policisë së bashku me anëtarët e njësive taktike dhe njësinë e qenve, në një apartament në Darlington Avenue në Montreal, transmeton arbresh.info.
Operacioni erdhi një ditë pasi tri ndërtesa në kampusin e Universitetit Konkordia u evakuuan. Një letër në të cilën thuhej se mjete shpërthyese janë vendosur në zona të ndryshme të shkollës iu dërgua mediave në Montreal.
I arrestuari nuk ka pasur dosje më parë në polici dhe nuk i ka rezistuar arrestit./Arbresh.info
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër