Automjeti i familjes së ministrit të jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu është ndaluar derisa po hynin të shtunën vonë në Holandë.
Konsulli i përgjithshëm turk në Roterdam, Sadin Ayyildiz tha për Anadolu Agency, se ende nuk e dinë vendndodhjen e saktë të gruas së ministrit, Fatma Betul Sayan.
Policia holandeze ka bllokuar edhe ekipin e Agjencisë Anadolu dhe TRT që ishin për ta mbuluar këtë ngjarje, transmeton lajmi.net.
Gjatë ditës, ministri i jashtëm turk kishte planifikuar t’i adresohet komunitetit turk në Roterdam, para referendumit për rritjen e kompetencave të Erdoganit si president.
Vuçiq paralajmëron armatim të ri: Siguria më e ndërlikuar ng...
Kurti për presidentin: Jemi në konsultime me opozitën
Prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm për tre të a...
AUV ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria
“Hajde përgjigju”, Vuçiq sulmon kryeministrin e ri të Hungar...
Abdixhiku prezanton Kryesinë e re të LDK-së