Policët në qytetin Cine të Turqisë në prag të Kurban Bajramit, në vend të gjobave për vozitësit kanë shpërndarë çokollata dhe ëmbëlsira, raporton AA.
Policia vozitësve që kanë udhëtuar në qytetet tjera, me rastin e festës fetare muslimane, u ka shpërndarë ëmbëlsira me qëllim që pak të pushojnë dhe më pas të vazhdojnë rrugën.
Me këtë rast vozitësve u kanë shpërndarë broshura për të tërhequr vëmendjen në disa rregulla të trafikut.
Nga policia theksuan se vendosën që vozitësit t’i ndalin dhe t’i qerasin me nga një ëmbëlsirë që në këtë mënyrë të ulin turmën dhe mundëisnë për aksidente nëpër rrugë.
Ata theksuan se pagjumësia dhe shpejtësia e tepërt janë shkaktarët më të mëdhenj të aksidenteve rrugore në festën fetare.
Festa e Kurban Bajramit kremtohet të premten më 1 shtator. Këtë festë të madhe, e quajtur edhe si festë e sakrificës, muslimanët e kremtojnë katër ditë, ndërsa lidhet edhe me ritin e haxhit, që është një nga pesë shtyllat e fesë Islame.
Tentohet të vidhet Posta Shqiptare në Shkodër
Guardiola: Haaland është sulmuesi më i mirë në botë
Tragjedi në kantonin e Argau, 18-vjeçari ngjitet mbi tren, v...
Prezantohet raporti vjetor i Policisë Rajonale në Gjilan: Rë...
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenl...
Gjykata cakton datën e seancës për shpërthimin në Ibër-Lepen...