Të paktën 50 oficerëve të policisë indoneziane në provincën e Javës Lindore u është dhënë urdhri të ndjekin një program dobësimi, pasi nga kontrollet doli se ata ishin shumë të shëndoshë për të përmbushur detyrën, thanë sot burime policore.
”Ata do të kalojnë dy javë në një program special që përfshin vrapime distancash të gjata, ku do të mbajnë veshur xhaketa parashutimi, not si edhe ushtrime të tjera aerobike dhe ky program do të zhvillohet në shkollën e policisë në Mojokerto”, tha zëdhënësi i policisë Frans Barung Mangera.
“Ne duam që ata të lëvizin shpejt kur janë në përmbushje të detyrës”, shtoi ai.
“Ata do të marrin edhe konsulencë psikologjike dhe do të ushqehen në mënyrë të balancuar, sipas këshillave të dietologëve tanë”, theksoi Mangera./atsh/
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën