Pashkët me temperaturat e verës në Jug, Hannibal që vjen nga Afrika.
Xhupat e xhaketat i kemi ende veshur pasi Pranvera duket se nuk dëshiron të vijë dhe na ka lënë në “mëshirën” e një dimri të vonë, por sipas parashikimeve duket se temperaturat e ftohta i kanë orët e numëruara.
Sipas mediave italiane dhe Meteo.it, agjencia meteorologjike në vendin fqinj, një valë e nxehti afrikan do të mbërrijë në Mesdhe, Gadishullin Apenin dhe atë të Ballkanit në periudhën midis fundi të marsit dhe fillimit të prillit.
Stuhia e ngrohtë quhet ‘Hannibal’ dhe do të mbërrijë nga Afrika rreth të shtunës, më 31 mars, duke sjellë për Pashkët temperatura akoma më të pazakonta se aktualet dhe që do t’i përngjajnë më tepër verës sesa pranverës.
Anticikloni do të ushqejë në ajër një rrymë të nxehti, që e ka burimin nga shkretëtira Saharasë dhe temperaturat mund të arrijnë deri në 33 ° gradë në jug e deri në 26/27 ° në pjesën qendrore të vendit.
Ndryshe nga Shqipëria, Italia dhe shumë vende të tjera që do të prekë “Hannibali”, ku i ngrohti do të jetë i denjë për të bërë plazh, Evropa veriore dhe perëndimore do të vahdojë të dominohet nga rryma ajrore të ftohta atlantike, që do të sjellin shi dhë dëborë./gsh/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...