Një i ri në Houston, Teksas, ka rënë për vdekje nga rimorkioja e një kamioni në lëvizje, derisa po vallëzonte dhe nuk e dinte se po kalonte kamioni nën një urë.
Policia në Houston ka bërë të ditur se 25-vjeçari goditi kokën për shtylle të betonit, dhe u përplas për vdekje në tokë.
Sipas policisë, i riu kishte filmuar veten derisa po vallëzonte në rimorkion e kamionit që lëvizte dhe në një moment futet në një urë.
Duke mos e ditur se prapa kishte urën dhe shtyllën e saj të betonit, i riu goditi kokën në të dhe u rrëzua në tokë për vdekje.
Pas incidentit, policia ka intervistuar shoferin e kamionit, për të mësuar nëse ishte në dijeni që mbi rimorkio po qëndronte i riu dhe si kishte arritur të ngjitet atje. /arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër