Një aksident i rëndë ka marrë jetën e 16-vjeçarit Manuel Leti, student i informatikës dhe i lindur në Itali nga prindër shqiptarë, pasditen e djeshme në rrugën “4 Nëntori” të Artognes, në provincën e Brescia-s.
Manueli, i cili po udhëtonte me motorin e tij KTM Duke 125, u përplas me një Audi që drejtohej nga një 44-vjeçar në kryqëzimin me rrugën “Caduti della Resistenza”, rreth orës 14:30.
Pavarësisht përplasjes së lehtë me makinën, motori humbi stabilitetin dhe përfundoi duke goditur një shtyllë ndriçimi.
Goditja e fortë e rrëzoi Manuelin në tokë dhe, përkundër kaskës së sigurisë, plagët e shkaktuara në gjoks dhe bark ishin të rënda dhe fatale. Një mik i tij, që po udhëtonte me një motor tjetër, ishte dëshmitar i ngjarjes, por nuk mundi të ndërhynte.
Menjëherë pas aksidentit, ambulanca dhe helikopteri i emergjencës mbërritën në vendngjarje, por mjekët konfirmuan vdekjen e 16-vjeçarit në vend.
Kryetarja e Bashkisë së Artognes, Barbara Bonicelli, e cilësoi tragjedinë “të papranueshme” dhe bëri apel për një kujdes të shtuar në rrugë. Edhe kryetari i Pian Camuno, Giorgio Ramazzini, shprehu dhimbjen për humbjen e një familjeje të respektuar: “Është e vështirë të gjesh fjalë për një dhimbje të tillë”. /Tch/
Zelensky: ShBA do që Rusia dhe Ukraina t’i japin fund luftës...
“Benita, raportin me mua e ka pasur vetëm lojë”, deklaron Kl...
Nisin Lojërat Olimpike Dimërore
Trump: Bisedimet SHBA-Iran javën e ardhshme
Ligji i ri në Kroaci – Lehtësime të mëdha edhe për punëtorët...
Përfaqësimi i Kosovës në LO, Osmani: Jemi me ju – sot, nesër...