Katër shtetas rusë, tri burra dhe një grua, u arrestuan javën e kaluar dhe janë në paraburgim në Norvegji, pasi u panë duke fotografuar objekte që nuk lejohen të fotografohen.
Kështu tha policia norvegjeze më 17 tetor, pa specifikuar se cilat objekte kishin fotografuar të arrestuarit.
Policia gjeti “pajisje për fotografim dhe shumë fotografi” kur makina me të cilën po udhëtonin të arrestuarit, u ndalua për kontroll më 11 tetor.
Autoritetet nuk kanë publikuar identitetin e të arrestuarve.
Policia tha se ata erdhën në Norvegji përmes Finlandës, duke pretenduar se janë turistë.
Autoritetet në Norvegji nuk treguan nëse ky rast është i lidhur me dy raste të tjera të rusëve të arrestuar në shtetet e tjera nordike, që janë anëtare të NATO-s, pasi policia zbuloi se ata posedonin dronë.
Në javët e fundit, një numër dronësh është raportuar se janë parë pranë platformave të naftës dhe gazit në Norvegji./euronews.al/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?