Një burrë nga Florida është arrestuar dhe akuzuar për komplot pasi dyshohet se kishte planifikuar një bombë në Bursën e Nju Jorkut (NYSE). Harun Abdul-Malik Yener akuzohet se ka tentuar të përdorë një mjet shpërthyes për të dëmtuar ose shkatërruar një ndërtesë të përdorur në tregtinë ndërshtetërore.
Sipas FBI-së, 30 vjeçari dyshohet se e regjistroi veten duke thënë “Ndihem si [Osama] Bin Laden” – një referencë për ish-udhëheqësin e Al-Kaedës përgjegjës për sulmet e 11 shtatorit në SHBA.
Hetimet ndaj tij nisën në shkurt pas informacioneve se ai mbante furnizime për prodhimin e bombave brenda një njësie magazinimi të hapur.
Agjentët kontrolluan objektin dhe thanë se zbuluan “skica të prodhimit të bombave, orë të shumta me kohëmatës, dhe pajisje të tjera elektronike”, thuhet në dokumentet e gjykatës.
Sipas hetuesve, Yener i tha një agjenti të fshehtë javën e kaluar se ai kishte në plan të kryente sulmin një javë përpara festës së Falenderimeve, e cila zhvillohet më 28 nëntor./abcnews.al
Fantastik Asllani, asiston në në ndeshje ndaj Bayernit
KEK-u shkyç Njësinë B1 për shkak të rrjedhjeve të avullit
Tri gjigantë të Premier League pas Jules Kounde
Osmani: Tre kampionë që vazhdojnë ta bëjnë Kosovën krenare
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri
Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë