Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico është plagosur në një incident me të shtëna pas një takimi të Qeverisë në afërsi të Bratislavës, raporton televizioni sllovak TA3 përcjell Arbresh.info.
Pas mbledhjes së qeverisë të së mërkurës në Handlova, pati të shtëna. Sipas informacioneve, janë qëlluar katër të shtëna, ku njëra ka goditur drejtpërdrejt kryeministrin Robert Fico.
Incidenti ndodhi në qytetin Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit.
I dyshuari është arrestuar, sipas TA3.
Nënkryetari i Parlamentit të Sllovakisë, Lubos Blaha, konfirmoi incidentin gjatë një seance parlamentare, të cilën e shtyu për datë të papërcaktuar, njoftoi agjencia sllovake e lajmeve, TARS./Arbresh.info/
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...