Tetë pilotë ukrainas kanë arritur në shtetin danez që të trajnohen për të fluturuar me aeroplanë luftarakë F-16, pasi vendi u zotua t’ia dhurojë ato Kievit.
Së bashku me pilotët, 65 personel u dërguan në një bazë ajrore ushtarake në Skrydstrup për t’u trajnuar në mirëmbajtjen dhe shërbimin e aeroplanëve, thanë forcat e armatosura daneze.
Danimarka dhe Holanda u zotuan të dërgojnë aeroplan të dielën, disa ditë pasi SHBA miratoi dërgimin e mundshëm, raporton skynews.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e quajti vendimin një “marrëveshje përparimtare” ndërsa aeroplanët do të ndihmonin në forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës dhe do të ndihmonin kundërsulmin e saj.
Danimarka do t’i furnizojë ukrainasit me 19 aeroplanë ndërsa gjashtë të parët do t’ia dorëzojë në fillim të vitit të ardhshëm.
Ndryshe, shteti holandez ende nuk ka vendosur se sa aeroplanë do t’ia dorëzojë Ukrainës. /Telegrafi/
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...
Talenti holandez, Kees Smit në “radarët” e gjiga...
Trump: Po e fitojmë luftën me Iranin pavarësisht lajmeve të ...
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...