Sulmet raketore ruse kanë lënë të vrarë tre persona, përfshirë një fëmijë, në qytetin Dnipro në Ukrainë, ndërkaq një adoleshent dhe një person tjetër u vranë gjatë sulmeve në Kiev dhe rajonin përreth, thanë zyrtarët më 26 tetor.
Sulmet ajrore gjatë natës në Dnipro kanë plagosur edhe 19 persona të tjerë dhe kanë shkatërruar disa ndërtesa, tha Sergiy Lysak, guvernator i rajonit të Dnipropetrovskut.
“Tre persona u vranë në Dnipro, përfshirë një fëmijë. Nëntëmbëdhjetë të tjerë u plagosën, katër nga ta fëmijë. Tetë persona janë hospitalizuar”, tha Lysak.
Në sulmet e ndara ndaj kryeqytetit ukrainas, Kiev, u vranë dy persona, përfshirë një adoleshent që u vra gjatë një sulmi me dron, thanë autoritetet rajonale.
Qytetet ukrainase, përfshirë Kievin, janë cak i sulmeve me dronë dhe raketa që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022./rel
Krichbaum takime në Tiranë për integrimin e Shqipërisë në BE
Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin bisedimet për fundin e luftës
SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për num...
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...