Si sot një vit më parë, amerikanët zgjodhën Donald Trumpin si presidentin e tyre të 45-të. Zgjedhja e papritur e zotit Trump shkaktoi tronditje në gjithë vendin dhe mbarë botën, por nëntë muajt e tij të parë në detyrë kanë qënë kaotike.
Trump ka përmbushur disa nga premtimet e tij zgjedhore, por ka dështuar në disa të tjera.
Nata e zgjedhjeve, një vit më parë. Donald Trump çuditi botën me fitoren e tij presidenciale që pak e prisnin.
“Republikanë, demokratë dhe të pavarur në mbarë vendin. Ka ardhur koha të bashkohemi”, – tha presidenti.
Në inaugurimin e tij, Trump u bëri një premtim votuesve të shtresës punëtore që e ndihmuan mjaft fitoren e tij.
“Politikanët u pasuruan, por vendet e punës dhe fabrikat u mbyllën. Kjo masakër e amerikanëve merr fund këtu dhe përfundon tani”, tha presidenti.
Zgjedhja e tij nënkuptonte një zhvendosje sizmike për politikën amerikane, thotë analisti John Feehery.
“Mendoj se votuesit republikanë të bazës janë tani votues të zotit Trump dhe e shohin çdo përpjekje të republikanëve për të penguar Presidentin Trump si një sulm të drejtpërdrejt kundër tyre”.
Por presidenca e zotit Trump pati një fillim të vështirë me protesta masive dhe polemika mbi përmasat e turmës që mori pjesë ditën e inaugurimit.
“Ishte audienca më e madhe që ndiqte një inaugurim dhe pikë – si për nga prania në vend edhe nga ndjekja televizive në mbarë botën”,tha zëdhënësi i atëhershëm i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer.
Presidenti shënoi një fitore të hershme me konfirmimin e gjykatësit Neil Gorsuch për në Gjykatën e Lartë.
Ai vlerësohet për situatën ekonomike, me rritjen e tregut të aksioneve dhe për fitoret e shënuara në luftën kundër Shtetit Islamik.
Por presidenti Trump dhe aleatët e tij republikanë pësuan një sprapsje me humbjen e votimit në Senat për të zëvendësuar ligjin e shërbimit shëndetësor.
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...
Abdixhiku: S’kemi folur për emra me Kurtin, s’ka gjasa të ve...
Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri
Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në ...
Në Prishtinë u mbajt akademia përkujtimore “Ditët e Shqipes”...
Tragjedi në Austri: Humb jetën 19-vjeçari nga Kosova në një ...