Trazirat në Ekuador ka bërë që qeveria e Perusë të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme përgjatë kufirit me atë vend, ndërsa Brazili, Kolumbia dhe Kili shprehën mbështetje për qeverinë e Ekuadorit, raporton Reuters të mërkurën.
Policia arrestoi 13 persona të armatosur që “pushtuan” studion televizive “TC” gjatë transmetimi të drejtpërdrejtë, ndërsa gjetkë të paktën shtatë policë u rrëmbyen dhe pati disa shpërthime në të gjithë vendin.
Noboa, i cili mori detyrën në nëntor duke premtuar t’i jepte fund dhunës së trafikut të drogës, shpalli gjendje të jashtëzakonshme 60-ditore të hënën në përgjigje të dhunës në burg. Fito, drejtuesi i bandës kryesore ekuadoriane Los Choneros, u arratis nga burgu të dielën. Kjo besohet të ketë nxitur trazirat.
Bekim Hamz Jashari uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajr...
Zelensky i dërgon letër urgjente Trumpit
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...
Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbësht...
Foda: Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028
Aksidentohen dy policë gjatë operacionit antidrogë në Korçë