Tre persona u vranë dhe të paktën 16 të tjerë u plagosën kur dy autobusë, njëri prej të cilëve turistik, u përplasën me njëri-tjetrin të hënën në lagjen e Kuinsit në Nju Jork.
Autoritetet mendojnë se shpejtësia mund të ketë qenë shkak i aksidentit. Mes viktimave është një kalimtar i paidentifikuar, i cili u përplas nga njëri prej autobusëve, duke humbur jetën në vend.
Shoferi i autobusit turistik dhe një pasagjer u shpallën të vdekur më vonë në spital. Ndërkaq, viktimat e tjerë kanë marrë plagë, nga të lehta në kritike, transmeton tch.
Autoritetet thanë se zjarrfikësit shuan një vatër të vogël zjarri e krijuar pas përplasjes së autobusëve.
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...