Përmbytjet e shkaktuara nga shirat të dendur të musonit vranë të paktën 549 persona në Pakistan gjatë muajit të kaluar, me komunitetet e largëta në provincën e varfër jugperëndimore të Balochistanit ndër më të goditurat.
Agjencitë qeveritare dhe ushtria kanë ngritur kampe ndihme në rajonet e goditura nga përmbytjet dhe po punojnë për të ndihmuar në zhvendosjen e familjeve dhe sigurimin e ushqimit dhe ilaçeve.
Përveç viktimave, përmbytjet kishin dëmtuar më shumë se 46,200 shtëpi, tha të premten Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive, shkruan CNN, transmeton klankosova.
“Ne po bëjmë çmos për të ofruar ndihmë dhe rehabilitim të gjerë të viktimave të përmbytjeve,” tha kryeministri Shehbaz Sharif gjatë një vizite në zonat e goditura.
Por qeveria provinciale e Balochistan tha se kishte nevojë për më shumë fonde dhe u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare për ndihmë.
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1