Shpresat për gjetjen e të mbijetuarve në qytetin libian Derna po shuhen gradualisht, gjashtë ditë pasi përmbytjet shkatërruese goditën qytetin, duke vrarë mijëra njerëz.
Shirat e rrëmbyeshëm natën e së dielës shkaktuan dëmtimin e dy digave, duke bërë që uji të përfshijë gjithçka në rrugët e qytetit.
Përmbytjet lanë pas një skenë shkatërrimi dhe dëshpërimi në një pjesë të madhe të qytetit. Ndërtesa të tëra u shkatërruan ndërsa shumë makina mund të shihen të përplasura me mure. Para katastrofës, qyteti kishte 100,000 banorë.
Nga këta, “të paktën 10,000” njerëz janë të zhdukur, sipas OKB-së.
Numri i saktë i të vdekurve mbetet i panjohur. Zyrtarët e qeverisë së Cyrenaica, në Libinë lindore, flasin për të paktën 3000 të vdekur, por shumë kanë frikë se numri aktual do të jetë shumë më i lartë.
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) flet për mbi 38,000 njerëz të zhvendosur në pjesën lindore të vendit të ndarë, 30,000 vetëm në Derna./abcnews.al
Paralajmërohet bllokadë e rrugës në afërsi të kufirit Kosovë...
Faton Peci: Ne ndërtojmë ura!
Hajvalia pa rrymë, KEDS: Defekt në fazë si pasojë e mbingark...
Konjufca viziton Odën e familjes Berisha në Siqevë, merr mbë...
Blerim Sallahu takohet me Etem Zejnelin: Shembull i përkusht...
Ukrainë: Një fëmijë në mesin e tre të vrarëve si pasojë e su...