Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 18 të tjerë konsiderohen të zhdukur nga përmbytjet e mëdha që kanë përfshirë Japoninë jugore.
Autoritetet kanë theksuar se rreth 400 mijë persona janë zhvendosur nga vendet e tyre të banimit, transmeton portali arbresh.info
“Ne jemi në një situatë jashtëzakonisht serioze,” tha zëvendëskryeministri Taro Aso, duke paralajmëruar për rrezikun e rrëzimit të shtyllave të kodrës dhe duke shtuar se “shumë njerëz ende janë të humbur”.
Japonia ka shtuar forcat policiore dhe numrin e personelit të shpëtimit në zonat e prekura nga reshjet e shiut, ka bërë të ditur sekretari i kabinetit të kryeministrit Yoshihide Suga.
Më rëndë janë goditur prefekturat Fukuoka dhe Oita./Arbresh.info
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë