Përmbytjet e vazhdueshme në Kenia kanë marrë jetën e 164 personave tjerë, tha të hënën një zyrtar i qeverisë keniane, transmeton arbresh.info.
Reshjet e dendura gjatë sezonit të shirave, që zgjasin nga marsi deri në maj, kanë shkaktuar përmbytje, rrëshqitje të dheut dhe gropa që kanë lënë mijëra të zhvendosur, bagëti të ngordhura dhe të lashta të shkatërruara.
Duke folur të hënën pas turneut në zonë elektorale Budalangi në Kenian perëndimore, një nga rajonet më të prekura nga përmbytjet, Eugene Wamalwa, ministër i Transferimit, tha se mijëra persona janë zhvendosur nga përmbytjet që filluan në prill.
“Disa zona janë prekur, me 164 njerëz të humbur dhe mijëra të zhvendosur. Megjithatë Budalangi, të cilin po e vizitoj, është një nga zonat më të prekura”, tha ai.

Wamalwa theksoi se përmbytjet e këtij viti janë më e këqijat që Kenia ka dëshmuar për vite të tëra. Ai u bëri thirrje banorëve që të kalojnë në toka më të lartë dhe të lejojnë ndërtimin e digave të propozuara nga qeveria si një zgjidhje afatgjatë.
Zona të ndryshme të Kenias janë duke u goditur nga shirat e dendur që kanë paralizuar transportin në autostradat e ngarkuara./ arbresh.info/AA



Xherdan Shaqiri shpallet “Sportisti i vitit 2025 në Basel”
Abdixhiku pas takimit të kryesisë: Zgjodhëm dialogun, përçar...
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...