Një i vdekur dhe dy të humbur është bilanci, akoma provizor, i shkaktuar nga moti i keq që ka goditur Piacentinon në Itali. Lumi Trebbia ka dalë nga shtrati natën e së dielës në Betola të provincës së Piaçencës.
Automjete të ndryshme që ishin të parkuara në rrugë, janë lëvizur nga rruma e fortë e ujit. Në zonë janë angazhuar disa skuadra të zjarrfikësve të dërguara nga Bolonja dhe Modena, si dhe një helikopter.
Trupi i pajetë i Luixhi Alberteli, është gjetur pak më tutje nga vendi i punës, pasi 56-vjeçari ishte roja e urës së “Vajit” që gjendet në lokalitetin Riva.
Ndërsa, akoma të humbur rezultojnë dy vëllezër nga qyteti Bettola, për të cilët mendohet se janë përfshirë nga rryma e ujit pasi udhëtonin në një rrugë provinciale.
Në Ferriere dhe Farini, dy shtëpi të pabanuara janë shëmbur pas daljes nga shtrati të lumit Nure.
Aty nuk janë regjistruar të lënduar, por një urë është shembur dhe është çarë një tubacion gazi. Kryebashkiaku i qytetit Bettola tha se vendi ndodhet në emergjencë dhe theksoi se pothuajse i gjithë qyteti është shkatërruar nga rrëshqitjet e dheut dhe uji i rrëmbyer.
Mediat italiane bëjnë të ditur se shumë banorë të zonës së prekur nga përmbytjet janë evakuuar, si dhe shumë shkolla e rrugë janë bllokuar nga uji. Ndërkohë, presidenti i rajonit të Ligurias ka vendosur që të braktisë impenjimet e tij në javën protagoniste të Ligurias në panairin Ekspo në Milano, për të drejtuar operacionet e emergjencës.
Ndërkaq, moti i keq ka goditur zona të italisë ku shkalla e emergjencës qëndron akoma e lartë në zona si Udine, Pavia, Fruili, Venecia, Trieste dhe Cividale.
Vdes çetniku serb Slavko Aleksiq, simbol i rrethimit famëkeq...
ZRRE-ja vendos ta zbatojë vendimin e Supremes për liberalizi...
KQZ: 88% e pakove me fletëvotime janë dorëzuar te votuesit j...
Shfuqizohet kufizimi kohor për kompensimin e udhëtimeve zyrt...
Bruno Fernandes e zbulon dëshirën për të luajtur në La Liga
Kurti vizitoi Handikos-in: Punësuam 422 asistentë në shkolla...