Përkeqësimi i motit në shtetin fqinjë ka sjellë dhe pasojat e saj, siç janë përmbytjet, kryesisht në dy ishuj të mëdhenj të Greqisë, në Paros dhe Mykonos, ku nga “bardhësia” që i karakterizon janë të zhytura tashmë nën baltë dhe ujëra në nivele të larta.
Naoussa dhe Kolymbithres janë dy vendet më të ndikuara nga përmbytjet, mbeturinat, balta dhe makinat e ‘fundosur’ nga ujërat, sipas medias greke Protothema, duke krijuar kështu një pamje katastrofike.
Për shkak të këtyre përmbytjeve, qarkullimi ka qenë i pamundur prej disa orësh. Akses të vështirë në rrugë kanë pasur dhe ekipet e shpëtimit, të cilat kanë marrë telefona të shumta nga qytetarët të ndodhur përballë kësaj gjendje kaotike.
Sakaq, në Mykonos niveli i ujit e ka kaluar 1 metër, teksa shumë persona kanë mbetur të bllokuar në shtëpitë e tyre.
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...