Një incident është raportuar të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kanalin Anglez, ku një varkë e vogël me emigrantë është përmbysur në brigjet e Kentit dhe dyshohet për viktima.
Raportohet se dy helikopterë kërkim-shpëtimi, varka shpëtimi dhe varka të tjera të marinës britanike dhe franceze janë aktualisht duke operuar për shpëtimin e personave që ndodhen në varkë.
Dyshohet se 30 deri në 50 persona ndodheshin në varkë, por ende nuk dihet identiteti apo shtetësia e tyre.
“Rojet bregdetare aktualisht po koordinojnë operacionin pas incidentit të një varke të vogël jashtë Kentit, duke punuar me Marinën, Forcën Kufitare, Policinë e Kentit dhe partnerë të tjerë”- njoftoi një zëdhënës i Agjencisë Detare britanike.
“Ne kemi dërguar varkat e shpëtimit Dover, Dungeness, Hastings dhe Ramsgate RNLI dhe ekipet e shpëtimit të rojës bregdetare Deal, Dungeness dhe Folkestone, së bashku me komandantin e zonës së rojes bregdetare”- shtoi ai.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe një zëdhënës i Mbretërisë së Bashkuar.
“Ne jemi në dijeni të një incidenti në ujërat e MB dhe të gjitha agjencitë përkatëse po mbështesin një përgjigje të koordinuar. Detaje të mëtejshme do të jepen në kohën e duhur.”- tha ai sipas Skynews.
Gjatë natës të së martës, temperaturat ranë në 1C në Dover, gjasat janë të ketë qenë më ftohtë në det.
Incidenti vjen vetëm disa orë pasi kryeministri Rishi Sunak prezantoi planin me pesë pika për të trajtuar imigracionin e paligjshëm në Britaninë e Madhe./tch/
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media