Rreth 50 emigrantë besohet se janë mbytur në ujrat jashtë brigjeve marokiene, ka deklaruar roja bregdetare spanjolle.
Shërbimet e shpëtimit kanë arritur të tërheqin tre burra ‘të lodhur dhe të çorientuar” nga një anije e gomës gjysmë e zhytur pranë ishullit Alboran të Spanjës, transmeton portali arbresh.info
Besohet se më shumë persona kanë qenë në bord.
Sipas zëdhënësit të rojes bregdetare, besohet se emigrantët kanë humbur jetën, ndërsa ekipet e shpëtimit ende janë duke vazhduar kërkimet.
Të mbijetuarit janë të moshës ndërmjet 17 dhe 25 vjeç nga Afrika dhe menjëherë janë dërguar në një spital në Almeria, në Spanjën jugore.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IMO), 6.464 persona arritën në Spanjë pas kalimit të Mesdheut ndërmjet 1 janarit dhe 25 qershorit të këtij viti./Arbresh.info
“T’kom djalë vallahi” – takim i veçantë i Kurtit me lo...
Pas 15 vjetësh, Japonia drejt rindezjes së centralit më të m...
Incidenti me pije, sqarohen Labi dhe Klodi
Gjykata Themelore shqyrton rastin e tre serb të akuzuar për...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Pas Lindon Emërllahut, ekipi ukrainas nis punën edhe për yll...