Katër gra shtatzëna kanë qenë mes 20 migrantëve të cilët u gjetën në brigjet e Tunizisë, pasi anija e tyre u përmbyt, thanë zyrtarët.
Kërkimet për 13 persona të tjerë janë duke vazhduar, shkruan AP, transmeton portal arbresh.info
Mes 20 migrantëve që humbën jetën në përmbytje, 19 ishin gra, raportojnë zyrtarët.
Organizonin trafikimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme, tre në pranga, dy prej tyre vëllezër
Katër migrant kanë shpëtuar, njëri ka mbetur nën mbikëqyrjen mjekesorë, ndërsa të tjerët u arratisën nga spitali.
Në anijen e mbipopulluar kishte 37 migrantë në gjendje të keqe, tre nga Tunizia dhe pjesa tjetër nga Afrika nën-Sahariane. Çdo vit, mijëra migrantë përpiqen të arrijnë brigjet e Europës nga Afrika e Veriut me anije të vogla dhe shpesh të pasigurta, prandaj një numër i madh i tyre humbin jetën./arbresh.info/
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Ministria e Andin Hotit merr vendimin e parë
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Italinë jugore, epiqendra pra...
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati