Dy gra dhe tre fëmijë kanë humbur jetën kur një anije me dhjetëra migrantë është përmbysur afër Libisë, njoftuan Kombet e Bashkuara.
Aksidenti i djeshëm është i fundit në një seri përmbytjesh të anijëve në të cilat migrantët vdesin në kërkim të një jete më të mirë në Europë, transmeton portal arbresh.info
Sipas Rojeve Bregdetare janë shpëtuar 77 migrantë të cilën janë kthyer në breg.
Natën e kaluar, rreth 400 migrantë u përgjuan në det dhe u kthyen në Libi, dhe të paktën 480 gjatë fundjavës, thuhet në deklaratë.
Më shumë se 55 migrantë humbën jetën në det pranë Libisë gjatë muajit mars.
Pas viteve të kaosit në vend, i cili filloi pasi udhëheqësi shumëvjeçar Muammar Gaddafi u përmbys dhe u vra gjatë kryengritjes së vitit 2011, Libia është kthyer një pikë kryesore tranziti për migrantët afrikanë dhe arabë që ikin drejt Europës./arbresh.info/
Një i plagosur në Mamurras
Peja mposht Prishtinën në derbin e mesjavës
Hapja e fushatës së PDK në Prizren, Bedri Hamza prezanton sh...
Haradinaj prezanton programin qeverisës: Rritje ekonomike e ...
Osmani në samitin BE-Ballkan: S’e paskam vërejtur mungesën e...
Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Kosovën