Policia në Peru kanë përdorur gaz lotsjellës dhe janë përleshur me mijëra protestues të zemëruar me autoritetet për vendimin e faljes së ish presidentit Alberto Fujimori.
“Jo faljes”! bërtet turma në kryeqytetin Lime, në ditën e dytë të protestave që nisën në natën e Krishtlindjes, transmeton portali arbresh.info

Presidenti aktual Pedro Pablo Kuczynski amnistoi Fujimorin për shkak të shëndetit.
Kuczynski pranoi zemërimin ndaj vendimit të tij, por tha se ai nuk mund të “lejojë Alberto Fujimori të vdesë në burg”, shkruan BBC.
Fujimori, i cili po shërben 25 vjet burgim për abuzimet e të drejtave të njeriut dhe korrupsion, u zhvendos javën e kaluar nga burgu në spital.
Ish presidenti ka presion të ulët të gjakut dhe një rrahje të parregullt të zemrës./Arbresh.info/
Çmimet e larta të naftës mund të zgjasin deri më 2027?
Tifozi i Celtas theret me thikë në ndeshjan ndaj Lyonit
U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali
Izraeli sulmon Hezbollahun në Bejrut
Ligji për të huajt, Rudolph: Qëndrimi i partnerëve ndërkombë...
Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë