Një përplasje e dhunshme mes një grupi personash që dyshohet se merren me aktivitete kriminale, ka lënë të vdekur të paktën 11 persona në qytetin Texcaltitlan që ndodhet në pjesën qendrore të Meksikës, njoftuan të premten zyrtarët e sigurisë.
Tetë nga të vdekurit, dyshohej se ishin të lidhur me aktivitete kriminale, tha në një deklaratë ministria e Sigurisë, duke shtuar se tre prej viktimave ishin anëtarë të komunitetit.
Policia e Shtetit po punonte me Gardën Kombëtare dhe autoritetet e tjera për të dhënë më shumë detaje mbi incidentin, thuhej në deklaratë.
Një video e shpërndarë në mediat sociale nga një media meksikane, tregonte përplasjet me armë mes disa dhjetëra personave, duke bërë që shumë njerëz të largoheshin me vrap nga vendngjarja për t’i shpëtuar plumbave./voa
Moti sot kryesisht i vranët, priten edhe reshje bore
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...